Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhërarrest

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhërarrest

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:36
Ilustrim

MPB ka njoftuar se është arrestuar një qytetar nga rrethina e Strugës, i kërkuar me tre urdhërarreste për vuajtje të dënimit me burg prej 8 vitesh. 45 vjeçari nga Oktisi është arrestuar në Shkup.

“Sot (03.01.2023) në ora 10:20 në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, zyrtarët policorë të stacionit policor Kisella Vodë kanë privuar T.O (45) nga fshati Oktis, Strugë. Për të janë lëshuar tre fletarreste për vuajtje të dënimit me burg prej gjithsej tetë vitesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, T.O i është kërkuar vuajtja e dënimit prej tre vjet e tre muaj për vepër penale të kryer nga neni 247, me urdhër të Gjykatës Themelore të Strugës, i është kërkuar vuajtja e dënimit prej tre vjet e gjashtë muaj për vepër penale të kryer nga neni 247 dhe me urdhër nga Burgu i Idrizovës i është kërkuar vuajtja e dënimit me burg prej një viti e tre muaj për veprat e kryera nga neni 236 dhe neni 246 i Kodit Penal.

Personi do të dërgohet në institucionin kompetent për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat