Arrestohet shkupjani i dënuar me 4 vite burg

Shkupi

Arrestohet shkupjani i dënuar me 4 vite burg

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një burrë nga Shkupi është ndaluar për të vuajtur dënimin me burg prej katër vitesh, njoftojnë nga MPB.

“Sot (09.01.2023) në ora 10:00 në rrugën “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.P (39) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej katër vjetësh për vepër penale të kryer nga neni 193 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personi i arrestuar do të dërgohet në institucionin kompetent për vuajtjen e dënimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat