Gjendet drogë në linjën e autobusit Shkup-Stamboll, ja ku ishin fshehur

Shkupi

Gjendet drogë në linjën e autobusit Shkup-Stamboll, ja ku ishin fshehur

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Prokuroria Publike e Qarkut nga qyteti bullgar Kustendil ka nisur hetimet kundër shtetasit të Maqedonisë 72-vjeçar K.K., i dyshuar për kontrabandë droge.

Hetimi ka nisur pasi të premten në vendkalimin kufitar “Deve Bair/Gueshevo”, pjesëtarë të Departamentit për luftimin e trafikut të drogës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Shkup – Stamboll, në bagazhin personal të K.K. gjetën 6235 kilogramë marijuanë të ndarë në gjashtë pako.

Raportohet se disa prej tyre ishin fshehur në dhuratat e Krishtlindjeve.

Siç raportojnë mediat bullgare, pas zbulimit të marijuanës, K.K. është privuar nga liria dhe Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente që ndaj tij të caktohet masa “arrest”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat