Në Shkup janë sanksionuar 134 vozitës, 15 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Në Shkup janë sanksionuar 134 vozitës, 15 për vozitje të shpejtë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (20.01.2023) kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 masa, nga të cilat 15 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe 10 sanksione për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Tetë masa janë vendosur për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), shtatë sanksione për përdorimin e celularit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat