Mbi 100 objekte publike ndotin ajrin e Shkupit

Shkupi

Mbi 100 objekte publike ndotin ajrin e Shkupit

Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Të gjitha këto pika portokalli që janë paraqitur në hartën e Shkupit, janë objekte të cilat e ndotin ajrin për shkak se ngrohen me naftë dhe mazut.

Kjo hartë është krijuar nga Nisma Qytetare “Shansi për Qendrën”. Sipas tyre janë mbi 100 objekte që ndotin ajrin me djegie të tilla.

“Për të ndihmuar institucionet që të shohin të gjitha anët e problemit, ne krijuam një hartë që tregon përqindjen e institucioneve publike mes ndotësve. Ne hartuam objektet dhe objektet publike që ngrohen me mazut dhe vaj ekstra të lehtë për amvisri. Nafta është një lëndë djegëse jashtëzakonisht e “ndotur”, por nuk është për t’u nënvlerësuar as karburanti ekstra i lehtë, i cili përmban shumë më tepër squfur sesa, për shembull, karburanti më i ndotur i makinave – dizel! Objektet e tilla publike në Shkup që djegin këto energji janë të paktën 100! Të paktën aq arritëm të gjenim. Duhet të ketë më shumë.”- thanë nga “Shansi për qendrën”.

Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare “Eko Guerilla” pohon se ka shumë institucione që e ndotin e ajrin, duke shtuar se autoritetet nuk kanë treguar interes që ta ndryshojnë metodën e ngrohjes.

“Autoritetet e vendit tonë asnjëherë nuk kanë treguar interes që ta ndryshojnë metodën e ngrohjes në objektet publike të cilat me gjasë do ndikonin në ndotjen e ajrit, ose do zbusnin ndotjen e rënd. Kemi pasur shumë herë bisedime me autoritetet edhe në nivel qendror edhe lokal që jepet përparësi në ndërrimin e sistemit të ngrohjes në objektet publike si ndotës më të mdhenjë në krahasim me amvisëritë.”- deklaroi Arianit Xhaferi, kryetar i organizatës “Eko Guerilla’

Në këtë hartë është piketuar edhe Instituti Kozle. Pyetëm drejtorin Besnik Zeqiri, por ai mohon se ky spital e ndot e ajrin.

“Instituti KOZLE për nxehje përdor kaldaja elektrike me fenkolera (pompat termike të nxehtësisë që ndajnë nxehtësinë nga ajri i jashtëm, duke e bërë ngrohjen e institutit efikase).

Vetëm në ditët më të ftohta përdor vajin ekstra të lehtë për ngrohje, në dallim me institucionet tjera të cilët nuk kanë ngrohje alternative.
Vaj ekstra i lehtë për ngrohje, EL-1, që përdoret në Institutin KOZLE, është sipas standardeve të RMV dhe nuk ndot ajrin.”- deklaroi Besnik Zeqiri/ Drejtor i Spitalit Kozle.

Kërkuam përgjigje edhe nga Ministria e Mjedisit, se a do ndërmerren masa për pastrimin e ajrit, por deri në këtë edicion të lajmeve përgjigje nuk kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat