U gjetën pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, kërkohet ndërprerja e punimeve në Karposh të Shkupit

Shkupi

U gjetën pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, kërkohet ndërprerja e punimeve në Karposh të Shkupit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:17
“Dardanus”

OJQ “Huta” kërkon që Bashkia e Shkupit dhe Komuna e Karposhit të ndaojnë punimet në lokalitetin, në të cilin ditë më parë u gjetën pllaka me mbishkrimin “Dardanus”.

Nga kjo OJQ thonë se kanë dorëzuar kërkesë edhe te Danella Arsovska edhe te Stevço Jakimovski.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe mediumet që sot me datë 22.02.2023, ne si organizatë jo-qeveritare për kulturë dhe mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore e kulturore “HUTA” Tetovë, kemi dorëzuar kërkesë deri tek Kryetarja e Qytetit të Shkupit znj. Danela Arsovska dhe Kryetari i Komunës së Karposhit z. Stevço Jakimovski, dy organe kompetente për të ndaluar punimet në këtë lokalitet arkeologjik”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mediumet që të shpërndajnë këtë kërkesë, që të ndalohen punimet sa më shpejt, dhe të sigurohet vendi për zbulime të mëtutjeshme!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë në Karposh të Shkupit është gjetur pllakë me mbishkrimin “Dardanus” te varrezat e vjetra. Derisa po bëhej pastrimi e këtyre varrezave dikush e ka fotografuar dhe e ka postuar në rrjetet sociale. Ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thanë se këto pllaka do të dërgohen në Muzeun e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat