Arrestohet shkupjani, kërkohej për vuajtjen e dënimit prej tre vjet e tetë muaj

Shkupi

Arrestohet shkupjani, kërkohej për vuajtjen e dënimit prej tre vjet e tetë muaj

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:42
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se sot pasdite zyrtarë policorë kanë arrestuar një person me inicialet S.J.(43) nga Shkupi, pasi ai kërkohej për vuajtjen e dënimit prej tre vjet e tetë muaj.

Pas ndalimit personi në fjalë është dërguar në institucionin ndëshkues korrigjues për vuajtjen e dënimit përkatës.

“Sot (14.03.2023) në ora 15:10 në rrugën “Jurij Gagarin” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SVR Shkup kanë ndaluar S.J.(43) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjet e tetë muaj për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal”.

“Personi do të dorëzohet në INP kompetent për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat