211 gjoba në Shkup, 73 për vozitje të shpejtë

Shkupi

211 gjoba në Shkup, 73 për vozitje të shpejtë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 211 masa, nga të cilat 73 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për foli të vendosura jo të certifikuara (xhama të lyer).

Tri masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për mosrespektim të përparësisë, pesë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat