Ndërron jetë një person në Shkup, u godit nga treni

Shkupi

Ndërron jetë një person në Shkup, u godit nga treni

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:50
Policia

Një burrë ka ndërruar jetë në Shkup pasi është goditur nga treni.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa nga MPB thonë se Prokuroria ka urdhëruar që të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit.

“Më 27 mars 2023, rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në shinat e hekurudhës në lagjen Hipodrom është gjetur një burrë pa shenja jete, i cili ishte goditur nga treni.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat