Në Shkup janë shqiptuar 152 gjoba në komunikacion

Shkupi

Në Shkup janë shqiptuar 152 gjoba në komunikacion

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve të djeshme në komunikacion, Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Sipas MPB-së, janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për folje të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), dy sanksione për shoferë fillestar.

Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat