Ndalohen pesë persona nga Shkupi, u denoncuan nga një 39-vjeçar për sulm fizik

Shkupi

Ndalohen pesë persona nga Shkupi, u denoncuan nga një 39-vjeçar për sulm fizik

Më: 24 prill 2023 Në ora: 12:39
Policia

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar 5 persona nga Shkupi, të cilët ishin denoncuar nga një 39 vjeçar, për sjellje agresive dhe sulm fizik në një pikë karburanti në Strazhë.

Ata janë ndaluar në pikë pagesën rrugore në Gostivar dhe janë dërguar në stacion policor.

“Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (23-prill) rreth orës 23:30, në pikën e pagesës rrugore- Gostivar, kanë ndaluar personat: B.P.(36), B.N.(22), G.A.(34), F.T.( 24), B.D.(31), të gjithë nga Shkupi. Personat në fjalë kanë qenë denoncuar nga 39-vjeçari N.M. nga Gostivari se rreth orës 22:40 janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në lokalitetin Strazhë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat