Sofja dhe Shkupi nuk do ta shënojnë bashkërisht 4 Majin

Shkupi

Sofja dhe Shkupi nuk do ta shënojnë bashkërisht 4 Majin

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

U.d ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov u shpreh se Sofja dhe Shkupi nuk do ta shënojnë bashkërisht vdekjen e Goce Dellçevit më 4 maj.

Në konferencë për shtyp në Sofje, ashtu siç raportojnë mediat bullgare, Millkov theksoi se nuk është arritur marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për shënimin e vdekjes së Goce Dellçevit më 4 maj edhe pse ka pasur marrëveshje dhe praktika në vitet paraprake.

“Do të organizojmë festë në Bullgari në qytetin e Goce Dellçevit me praninë e nivelit më të lartë. Në këto festa janë të mirëseardhur edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut”, u shpreh Millkov.

Ai paralajmëroi qytetarët bullgarë që dëshirojnë ta vizitojnë varrin e Dellçevit në Shkup se do të mund të ballafaqohen me të njëjtat probleme si në muajin shkurt, kur u shënua 151 vjetori i lindjes së tij.

Millkov theksoi se nuk sheh hapa konkret të Shkupit zyrtar në lidhje me zbatimin e të ashtuquajturit propozim francez dhe se është shumë e rëndësishme se si do të bëhen ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për përfshirjen e bullgarëve.

“Përpjekja jonë se duhet të merren parasysh të gjitha të drejtat e bullgarëve maqedonas u prit me thikë. U akuzuam për ndërhyrje në punët e brendshme”, u shpreh Millkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat