177 sanksione për shoferët në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Shkupi

177 sanksione për shoferët në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (19.05.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 38 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për parakalim dhe rirregullim të kundërligjshëm.

Janë vendosur katër masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nëntë sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit.

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat