211 gjoba në Shkup, 70 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

211 gjoba në Shkup, 70 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejt 211 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre: 70 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 2 për vozitës fillestar.

Ndersa, 6 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat