Shqiptohen 126 masa në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 126 masa në Shkup

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 08:40
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.09.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 126 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 126 masa.

Nga to, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor të kuq, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Si dhe 15 masa për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletës…”, theksojnë nga MPB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat