Ndalohen disa gazetarë në Shkup për shkak se kanë xhiruar me dronë

Shkupi

Ndalohen disa gazetarë në Shkup për shkak se kanë xhiruar me dronë

Më: 18 mars 2025 Në ora: 22:01
Shkup

Dy gazetarë të “TV21” dhe një gazetar i agjencisë “Reuters”, shtetas i Republikës së Serbisë, sot në mbrëmje janë marrë dhe janë ndaluar në stacionin policor të Qendrës, pasi me dron po filmonin protestën në sheshin Maqedonia në Shkup, përcjell “SDK”.

Protesta u mbajt për shkak të tragjedisë në Koçan, ku 59 persona humbën jetën pas zjarrit në diskotekën “Pulse”.

Gazetarët u mbajtën në stacionon policor për më shumë se një orë e gjysmë. .

Ministria e Brendshme konfirmon se disa gazetarë janë thirrur në pyetje pasi nuk kanë pasur leje për të filmuar me dron.

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite ka njoftuar se është ndaluar fluturimi me dronë në zonat e Koçanit dhe të Shtipit. Në njoftim nuk thuhet se ndalimi vlen edhe për Shkupin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat