Një përleshje masive ka ndodhur sot në zonën e qarkores së Shkupit, ku janë përfshirë disa persona.
Sipas informacioneve të para, sherri dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet dhunë fizike mes disa personave, ndërsa qytetarët shprehin shqetësim për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve.
Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare për numrin e të përfshirëve apo për ndonjë të arrestuar. Rasti është në hetim.