Bastisje në Shkup, dyshohet për trajtim jo njerëzor të personave të moshuar

Shkupi

Bastisje në Shkup, dyshohet për trajtim jo njerëzor të personave të moshuar

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Prokuroria Publike në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë kryer bastisje në gjithsej gjashtë lokacione që janë të lidhura me dy shtëpi private për të moshuar në Shkup.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ka dyshime të bazuara për trajtim jo njerëzor të personave të moshuar, shfrytëzues të shërbimeve për mbrojtje jashtë familjare.

Deri në këto momente janë arrestuar dy persona. Në terren janë dhe inspektorë nga Ministria e Politikës Sociale, Inspektorati Shëndetësor Sanitar, i punës dhe agjencisë së ushqimit.

Në aksion janë përfshirë dhe përfaqësues nga Qendra e Shëndetit Publik, mjekë nga ndihma e shpejtë dhe Instituti i Mje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat