Goditet me makinë një 4-vjeçar në Draçevë të Shkupit

Shkupi

Goditet me makinë një 4-vjeçar në Draçevë të Shkupit

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje pasdite rreth orës 17:00, Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka marrë një denoncim.

Denoncim se në rrugën "Zhivko Firfov" në lagjen Draçevë të Shkupit, një automjet pasagjerësh "Volkswagen Turan" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D. (41) nga Shkupi, ka goditur një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi.

"Fëmija në aksident ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski" Shkup".

"Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes", thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat