Privohen nga liria tre persona në Shkup, policia sekuestron marihuanë dhe lëndë të tjera pluhurore

Shkupi

Privohen nga liria tre persona në Shkup, policia sekuestron marihuanë dhe lëndë të tjera pluhurore

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 22:59
Fotoilustrim

Policia ka arrestuar tre persona në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë aksioneve kundër narkotikëve.

Të arrestuarit janë P.T. (18), N.M. (23) dhe S.K.P. (23), tek të cilët janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhurore.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.

Aksionet e tilla, sipas autoriteteve, janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht tek të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat