Ndalohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer disa vjedhje të biçikletave

Shkupi

Ndalohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer disa vjedhje të biçikletave

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 17:26
Fotoilustrim

Nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës në Shkup, e kanë privuar nga liria Gj.P. (32) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të disa vjedhjeve të rënda të biçikletave.

"Ai dyshohet se veprat penale i ka kryer në zonat e komunave Aerodrom, Qendër dhe Kisella Vodë.

Atij i janë sekuestruar gjithsej 12 biçikleta nga lokacione të ndryshme dhe një pjesë e tyre u janë kthyer pronarëve".

"Pas dokumentimit të plotë të rasteve, NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup kundër personit do të paraqesë kallëzim penal përkatës", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat