Shokuese: Studentja në Maqedoni lind foshnjën dhe e hedhë në kazanin e tualetit, vazhdon ekskursionin e apsolventiadës

Shkupi

Shokuese: Studentja në Maqedoni lind foshnjën dhe e hedhë në kazanin e tualetit, vazhdon ekskursionin e apsolventiadës

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 12:28
Ilustrim

Një foshnjë e porsalindur, e hedhur nga studentja nga Shkupi në kazanin e tualetit në vendkalimin kufitar Tabanoc në mars të këtij viti dhe ka vazhduar ekskursionin e apsolventiadës jashtë shtetit, treguan razultatet nga autopsia që arritën në Zyrën e Prokurorisë Publike në Kumanovë.

Ngjarja ka ndodhur më 29 mars, kur studentja T.I. (23) nga Shkupi, e cila ishte shtatzënë, ka shkuar me kolegët e saj në një ekskursion. Në pritje në pikën kufitare për të kaluar kontrollin e pasaportave, ka ndjerë dhimbje të forta stomaku dhe ka shkuar në banjo. Atje ka lindur dhe ka hedhur fëmijën në toalet, ku e ka mbuluar me letra. Pastaj është kthyer në autobus dhe ka vazhduar udhëtimin. Për shkak të shëndetit të përkeqësuar ajo u pranua në një gjinekologji në Pragë, Republikën Çeke.

Foshnja e vdekur është gjetur të nesërmen, përderisa stafi për pastrim ishte duke e pastruar banjën. Rasti është raportuar në policinë e Kumanovës, dhe në inçizimin e kamerës në bashkëpunim me organizatorët e eksukurzionit është vërtetuar identiteti i nënës. Më 18 prill, kur është kthyer nga udhëtimi, vajza është arrestuar.

T.I. do të përgjegjigjet për vrasjen e një foshnje të porsalindur. Ajo u mbrojt nga policia se nuk e dinte se ishte shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat