Pamje të tmerrshme ku shihen pjesët e shkatërruara të aeroplanit të rrëzuar në afërsi të Shkupit

Shkupi

Pamje të tmerrshme ku shihen pjesët e shkatërruara të aeroplanit të rrëzuar në afërsi të Shkupit

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 23:48
Pamje nga video

Janë publikuar një video ku shihen qartë pjesë të shkatërruara të aeroplanit të rrëzuar në afërsi të Shkupit ku humbën jetën dy shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të Italisë..

Dy vëllezër me mbiemrin Begaj, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit.

Që të dy e kanë humbur jetën së bashku me katër shtetas italianë. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe që të dy janë investitorë.

Sipas zëdhënëses së MPB-së, në ora 17.40 ka pasur lajmërim se një aeroplan i markës “Paper” i regjistruar në Gjermani që ishte nisur nga Trevizo e Italisë në mënyrë të rregullt ka kërkuar që të bëjë ulje të detyruar në Aeroportin e Shkupit për tu mbushur me karburant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat