Shkupjanët kalojnë edhe një natë në qiell të hapur

Shkupi

Shkupjanët kalojnë edhe një natë në qiell të hapur

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 12:05
Shkup

Edhe natën e kaluar qindra qytetarë të Shkupit e kanë kaluar jashtë, duke fjetur në tendat e ngritura në parqet e qytetit.

Gjatë këtyre dy ditëve Shkupi është goditur nga një seri tërmetesh të cilat kanë ngritur frik dhe panik te qytetarët.

Dridhjet e fundit të fuqishme u regjistruan mbrëmë rreth orës 20:00.

Dridhjet ishin me intensitet 4 ballë sipas Rihterit ndërkohë epiqendra ishte në Radishan.

Nga Observatori sizmologjik thonë se askush nuk mundet ta parashikojë se kur dhe a do të ketë tërmete.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat