Ndotja e ajrit, Shkupi merr masa preventive

Shkupi

Ndotja e ajrit, Shkupi merr masa preventive

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 23:39
Shkupi

Ajri i ndotur nuk është dukuri që paraqitet vetëm gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Indekset e ndotjes sot tregojnë prezencë të lartë të grimcave të dëmshme PM10 në lagjen Lisiçe të Shkupit ndërsa në Karposh ka sasi të lartë të grimcave PM 2,5. Shoqatat ekologjike alarmojnë se Shkupi gjendet në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë.

“Veçanërisht në disa vitet e fundit, për fat të keq Maqedonia dhe qytetet e saj janë në krye të renditjes si qytete më të ndotura në Evropë. Për momentin, deri në mesin e vitit 2016-të Shkupi dhe Manastiri mbajnë vendin e parë dhe të dytë në këtë indeks për nga ndotja”, tha Ana Çoloviq Leshovska, drejtore ekzekutive i “Eko Svest”.

Ndryshe nga shoqatave ekologjike, udhëheqësit e sektorit për mbrojtjen e ambientit jetësor në Qytetin e Shkupit thonë se po ndërmarrin aktivitete dhe se ndotja për dallim nga më herët, tani është më e vogël.

“Vlerat e dyoksidit të squfurit që ishin atëherë në qytet dhe tymit s’mund të krahasohen me indekset e sotme. Sot ne nuk kemi aspak dyoksid squfuri, nuk kemi përqendrime të tilla në ajër që tejkalojnë sasitë e lejuara dhe janë më të ulëta se ajo që lejohet, problem mbeten grimcat PM10”, deklaroi Cvetanka Martikovska, Qyteti i Shkupit.

Shoqatat ekologjike po ndërmarrin masa për uljen e ndotjes të ajrit përmes vendosjes së instalimeve të ashtuquajtura “city tree” të cilat nga tetori do të jenë aktive në Shkup dhe Tetovë. Bëhet fjalë për pemë të përbërë nga myshku që e thith pluhurin e imtë. Një instalim i tillë vlerësohet se e ka efektin e njëjtë sa filtrojnë ajër 275 pemë. Një instalim i këtillë kushton 25.000 euro, ndërsa dy të parat do të sigurohen në bashkëpunim me ambasadën gjermane, kompani vendore dhe të huaja dhe Qytetin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat