Pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Shkupi

Pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 13:42
Ilustrim

Për shkak të kryerjes së punëve teknike në elektro-rrjet nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të Qendrës, Sarajit, Kisella Vodës, Aerodromit, Karposhit dhe Çairit.

Pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 15:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Dame Gruev” nr. 36, nga ora 09:15 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e fshatit Semenishte nga ora 08:00 deri në orën 11:00 firmat në qarkun e ish fabrikës së Qelqit, nga ora 11:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rr. Todor Çangov nënrrugët: 51, 53, 55, 57, 59 nga ora 08:30 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e rr. Lisiçe e Epërme në afërsi të shkollës Goce Dellçev, nga ora 11:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rr. Angel Dimovski nr. 8 nga ora 12:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e rr. Brigada e Tretë Maqedonase dhe nga ora 08:30 deri në orën 15:30 shfrytëzuesit e Gjinekologjisë Çair, Serava, Spitali çek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat