Një shkupjan 55 vjeçar dje nga kalimtarët e rastit është nxjerrë nga lumi Vardar dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë është transferuar në Toksikologji në Qendrën e Urgjencës në Shkup.
Siç njoftoi MPB, dje në orën 19:45 në Stacionin Policor të Karposhit infermierja nga NSH ka denoncuar se në numrin e telefonit 194 kanë marrë paraqitje se një person i panjohur ka rënë në Vardar, në afërsi të fushës së volejbollit.
Nga kontrollet e kryera është konfirmuar se bëhet fjalë për R.K (55) nga Shkupi i cili ka pirë sasi më të madhe të alkoolit dhe acidit klorhidrik. R.K nga kalimtarët e rastit është nxjerrë nga lumi dhe me automjet të NSH është transferuar në QU- Shkup-Toksikologji.
Policia punon në zbardhjen e tërësishme të rastit.