Universiteti “Nënë Tereza” nesër hap konkursin për pranimin e studentëve në afatin e dytë

Shkupi

Universiteti “Nënë Tereza” nesër hap konkursin për pranimin e studentëve në afatin e dytë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:53
Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup

Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup me 27 tetor 2016, në orën 10:30 hap siparin e vitit të ri akademik . Ky hap shënon fillimin e aktivitetit akademik të këtij universiteti të ri në Kryeqendrën tonë, në Shkup. Për studentët e gjeneratës së parë dhe për stafin akademik kjo është një ditë e veçantë.

Paraprakisht, me datë 26.X.2016 ( e mërkurë) studentët do të regjistrohen në vendin e njëjtë ku edhe kanë dorëzuar dokumentet, te hapsirat e UEJL-Shkup.

Gjithashtu Universiteti “Nënë Tereza” ditën e nesërme do të realizojë edhe Konkursin për pranim të studentëve në afat të dytë me ç’rast do të vazhdojë me paraqitjen për të interesuarit deri ditën e premte me datë 28.X. 2016.

Objekti i Rekroratit bashkë me ambientet për mbajtjen e mësimit kanë realizuar edhe pregaditjet e fundit për të siguruar për çdo student mësim në kushte optimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat