Pushohet nga puna edukatorja nga Shkupi pasi kishte derdhur kafe në fytyrën e një fëmije

Shkupi

Pushohet nga puna edukatorja nga Shkupi pasi kishte derdhur kafe në fytyrën e një fëmije

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 21:13
Ilustrim

Edukatorja kujdestare në një kopsht në Shkup ka derdhur kafe në fytyrën e një fëmije derisa ai ndodhej në krevatin e tij në sallën e kopshtit.

Fëmija ka marrë plagë të djegurash të shkallës së parë në pjesën e syve.

Ministria e Punëve të Brendshme, sot kumtoi se M.G. (33) nga Shkupi ka paraqitur se në orën 12:30 në objektin “Çekorçe” në kopshtin “Sërniçka” në njërën nga sallat e kopshtit të grupmoshës më të madhe parashkollore, përderisa vajza e saj e mitur ka qenë e shtrirë në krevatin e saj, nga ana e edukatores kujdestare së panjohur është derdhur kafe në fytyrën e fëmijës.

Për shkak të lëndimeve të marra, prindi e ka dërguar fëmijën për kontroll në Kirurgjinë e fëmijëve-Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat