Shkup-16 aksidente, një person i lënduar rëndë gjatë 24 orëve

Shkupi

Shkup-16 aksidente, një person i lënduar rëndë gjatë 24 orëve

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një bashkëudhëtar është lënduar rëndë, ndërsa 14 persona të tjerë kanë kaluar me lëndime më të lehta, në 11 nga gjithsejt 16 fatkeqësi të evidentuara komunikacioni gjatë 24 orëve të shkuara në Shkup. pesë fatkeqësi janë me pasoja me dëme materiale.

Siç informon SPB-Shkup, policia rrugore ka sanksionuar 18 persona pa patent shofer apo automjet të paregjistruark, katër nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese në komunkacion, ndërsa dy vozitës filelstarë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryhme. janë hasur edhe 66 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të specializuar gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 65 automjete të cilat në amsë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit, si të këmbësorëve, ashtu edhe atë motorizues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat