Organizohet një konferencë për ndarjen e shtetit nga partitë politike

Shkupi

Organizohet një konferencë për ndarjen e shtetit nga partitë politike

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 08:05
MOST

Asociacioni qytetar MOST organizon sot një konferencë me temë: ”Ndarja e shtetit nga partitë politike”, në kuadër të projektit ”Udhëzues drejt reformave demokratike”.

Sipas MOST, qëllimi i kësaj konferece është ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe administratës publike për rëndësinë e ndarjes së shtetit nga partitë politike, përmes diskutimit për vlera ndërkombëtare, standarde dhe parime, dispozita nga Kushtetuta e Maqedonisë, si edhe praktikat e vendosura të palëve të prekura.

Në konferencë do të flasin ekspertë ndërkombëtarë dhe të huaj të kësaj sfere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat