Në Shkup mbahet konferencë arkeologjike

Shkupi

Në Shkup mbahet konferencë arkeologjike

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 09:37
Ilustrim

Në muzeun arkeologjik të Maqedonisë do të mbahet sot konferencë arkeologjike të titulluar ”Neoliti në Maqedoni II”. Organizator i saj është Qendra për hulumtime parahistorike.

Kjo është konferenca e dytë që i kushtohet hulumtimit të lokaliteteve neolitike dhe materialeve kulturore. Pjesëmarrës në konferencë do të jenë arkeologë vendas dhe të jashtëm, të cilët do të prezantojnë hulumtimet e tyre.

Në disa nga këto prezantime, theks të veçantë do t’i jepet lidhjes në mes të lokaliteteve neolitike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, sidomos atyre lidhjeve përreth lumit Struma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat