Regjim i përkohshëm komunikacioni në qarkoren e Shkupit

Shkupi

Regjim i përkohshëm komunikacioni në qarkoren e Shkupit

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:02
Qarkorja e Shkupit

Në rrethrrotullimin e Shkupit sot vendoset regjim i përkohshëm komunikacioni për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në shtrirjen prej unazës Hhasanbeg deri në unazën Smilkovc, që u dëmtua nga vërshimet e gushtit të këtij viti.

Punët ndërtimore i kryen Transmet, ndërsa investimi është 165.172.310 denarë (rreth 2,7 milionë euro) të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Me rikonstruimin janë përfshirë 1.500 metra, duke përfshirë edhe udhëkryqin Haraçinë dhe udhëkryqin Hipodrom.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat