Në Shkup po përgatitet terreni për përmendore të reja

Shkupi

Në Shkup po përgatitet terreni për përmendore të reja

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 18:54
Pamje nga Shkupi

Në ditën e heshtjes zgjedhore, organet shtetërore në mënyrë të qetë po përgatisin terrenin për vendosje të përmendoreve të reja. Në trekëndëshin në afërsi të Kishës Katolike, në shkup tashmë është hapur një gropë dhe janë vendosur pengesa rreth saj.

Nuk ka asnjë njoftim, se për çfarë monumenti bëhet fjalë, ndërsa shërbimet e shtetit nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike të 24vesti. Nga Komuna Qendër thonë se ata nuk kanë informacion se mbi atë vend duhet të vendose ndonjë përmendore e re.

Ndërsa nga Ministria e Kulturës, përsëri janë deklaruar si jokompetent për vendosjen e përmendoreve. Ata thonë se nuk kanë asnjë informacion, se përmendorja e cilit personalitet do të vendoset në atë vend.

Përndryshe, para tre viteve, një ditë pas zgjedhjeve lokale, në territorin e Komunës Qendër u vendosën rreth 40 përmendore, dhe sipas praktikës shihet që të hënën mund t’a kuptojmë se për cilin personalitet do të ngritet përmendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat