Prej sot kartelat elektronike të obliguara në transportin publik në Shkup

Shkupi

Prej sot kartelat elektronike të obliguara në transportin publik në Shkup

Më: 1 janar 2017 Në ora: 09:54
Transporti në Shkup, foto ilustruese

Prej sot (1 janar 2017), shfrytëzuesit e transportit publik duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për vozitje në automjetet e transportuesve privat.

“Kartela elektronike mund të merret në të gjitha vendet shitëse të NPK Shkup, në vendet shitëse shtesë të rrjetit për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjithë autobusët e NPK Shkup dhe transportuesit privat”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.

Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Bashkia e Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me çrast me çdo kartelë të blerë elektronike të jopersonalizuar pasojnë pesë vozitje pa pagesë.

“Nëse dëshironi të përdorni transport publik të qytetit, detyrimisht duhet të keni kartelë elektronike apo kuletë të plotësuar elektronike”, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat