Hidhen 150 ton kripë në rrugët e Shkupit

Shkupi

Hidhen 150 ton kripë në rrugët e Shkupit

Më: 5 janar 2017 Në ora: 09:32
Ilustrim

Ekipet e shërbimit të dimërit të Qytetit të Shkupit nga fillmi i reshjeve të borës kanë hedhur 150 ton kripë në të gjitha rrugët dhe pikat kritike, veçanërisht në të gjitha urat, kalime, dhe zonat e larta të qytetit.

Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, shërbimi dimëror është duke e ndjekur gjendjen intensivisht me pastrimin e terrenit.

Qyteti i Shkupit rekomandon që vozitësit dhe t’u përmbahen shenjave rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat