Anulime dhe ridrejtime fluturimesh nga Shkupi

Shkupi

Anulime dhe ridrejtime fluturimesh nga Shkupi

Më: 6 janar 2017 Në ora: 22:12
Ilustrim

Moti i ligë në Maqedoni ka vështirësuar tejmasë komunikacionin në vend, duke shkaktuar aksidente dhe probleme tjera. Edhe komunikacioni ajror nuk ka ngelur pa u ndikuar nga të reshurat e shumëta.

Një pjesë e fluturimeve nga aeroporti ”Leka i Madh” janë anuluar, ndërkaq një pjesë e aterimeve janë ridrejtuar në Beograd dhe Sofje.

Aeroporti është i hapur për fluturime, por sipas të dhënave në faqen zyrtare, gjatë ditës së sotme në Shkup ka patur 11 nga 19 aterimet e pritura, tre fluturime janë anuluar, katër janë ridrejtuar, kurse pritet vonimi i aeroplanit të fundit.

Fluturimet e caktuara për pas mesnate janë anuluar. Situata është e ngjashme edhe për nisjen nga Shkupi, ku një pjesë e fluturimeve janë anuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat