200 udhëtarë nga Shkupi kanë qenë të bllokuar për 14 orë në stacionin e autobusëve në Veles

Shkupi

200 udhëtarë nga Shkupi kanë qenë të bllokuar për 14 orë në stacionin e autobusëve në Veles

Më: 7 janar 2017 Në ora: 19:46
Ilustrim

Në mbrëmjen e Buzmit dhe mëngjesin e Krishtlindjeve, rreth 200 udhëtarë nga Shkupi kanë pritur në stacionin e autobusave në Veles, njofton televizioni Telma. Ata kanë pritur për 14 orë, deri kur u informuan se nuk do të mund të udhëtojnë drejt Strumicës dhe Koçanit, për shkak të bllokimit të rrugës.

Udhëtarët kanë pritur deri në orën 8 të mëngjesit të revoltuar dhe zemëruar. Banorë tjerë të bllokuar kanë qenë edhe banorët e Tanushës, Brezës dhe Malinës, si dhe disa fshatra të Kumanovës. Pa mundësi për të udhëtuar kanë qenë edhe banorët e fshatit Gurgurnicë në Komunën e Bërvenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat