Këto lagje të Shkupit nesër do të jenë pa rrymë

Shkupi

Këto lagje të Shkupit nesër do të jenë pa rrymë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Pa energji elektrike nesër do të mbeten disa pjesë të komunave Qendër, Kisella Vodë dhe Ilinden.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar raportimit të EVN Maqedoni, kumtoi se prej orës 8 deri në orën 10 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës "Nikolla Vapcarov" në komunën e Qendrës.

Prej orës 8 deri në orën 16 pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve "Dimitar Gushtanov", "Stari Novakina", "Rizo Rizov", "Anton Dimitrov", "Janko Mishiq" dhe "Drenovks Klisura" si dhe rrugët "Ivan Haxhi Nikollov", "Dimitria Çupovski", "Kiro Fetak", "Radoe Dakiq" dhe "Uzhiçka Republika" në komunën e Kisella Vodës.

Një pjesë e fshatrave Kadinë dhe Marinë, vendbanimi Toka e Bardhë si dhe objektet e T - Mobile në Marinë, ZIK Pumpa, mlin Kadino dhe Mak Invest në komunën Ilinden do të jenë pa energji elektrike prej orës 08:25 deri në orën 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat