Lista e qyteteve në botë sa i përket cilësisë së jetës, përfshihet edhe Shkupi

Shkupi

Lista e qyteteve në botë sa i përket cilësisë së jetës, përfshihet edhe Shkupi

Më: 16 mars 2017 Në ora: 11:10
Shkupi

Shkupi është gjendur në vendin e 161, edhe atë në listën e qyteteve sipas cilësisë së jetës të kompanisë amerikane Mercer, e cila rangon 231 qytete.

Sipas hulumtimit, në vendin e parë tashmë 8 vite me radhë qëndron Viena, përderisa në vendin e fundit përsëri është Bagdad. Në hulumtim janë radhitur 40 faktorë të ndryshëm siç është stabiliteti politik, infrastruktura, mbrojtja shëndetësore, arsimi, krimi, rekreaksioni, kultura, etj.

Nga rajoni më mirë qëndron Ljubljana (76), vijon Athina (87), Zagrebi (98), Sofja (116), Stambolli (133), Beogradi (138) dhe Sarajeva (159), përderisa prej Shkupitmë keq radhitet Tirana edhe atë në vendin e 176.

Qytetet më të këqija sa i përket cilësisë për jetë janë Bagdadi, Banugi, Sana, Port o Pris dhe Kartumi (Sudan).

Ky është viti i 19 që kompania amerikane e pubikon listën e qyteteve për cilësi jetësore dhe e përfshin infrastrukturën si përcaktuese kyçe për jetë më të mirë cilësore në qytetet e botës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat