Edhe sonte protestohet kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Shkupi

Edhe sonte protestohet kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Më: 17 mars 2017 Në ora: 19:37
Protesta antishqiptare, Shkup

Edhe sot kanë vijuar protestat kundër platformës shqiptare. Marshi nisi nga selia e qeverisë për të vijuar drejt Kuvendit.

Protestuesit gjatë marshit ndaluan edhe para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov në qendër të kryeqytetit ku disa anëtarët të shoqatës së gjuetarëve në mënyrë simbolike dorëzuan uniforma dhe porositën Ivanovit që të mos lëshoj pe para siç thanë ata platformës së Tiranës.

Në protestën e sotme janë parë edhe fëmijë ndërsa nuk raportohet për incidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat