Sot organizohet aksion humanitar për mbeldhjen e ushqimit në Shkup

Shkupi

Sot organizohet aksion humanitar për mbeldhjen e ushqimit në Shkup

Më: 26 mars 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Nën moton “Dhuro ushqim dhe fito dhuratë” koalicioni “Ngjyrat e jetës” sot organizon aksion humanitar për mbledhje të ushqimit për familjet e rrezikuara sociale.

Qëllimi i këtij aksioni humanitar, organizatorët thonë se, është ngritja e vetëdijes tek të gjithë qytetarët, ngritjen e humanitetit të tyre, por edhe dëshirës për të ndihmuar të tjerët që kanë më pak ose nuk kanë aspak.

Në pikën “Vero Taftalixhe” qytetarët prej orës 10 deri 15 do të mund të dhurojnë ushqim, që do të dorëzohet tek familjet e rrezikuara sociale, ndërsa organizatorët do t’ju dhurojnë këmishë nga “Albatrosi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat