Skandal, Pacientja me minifund hyn pa radhë, “çarten” pacientët hallexhinjë

Shkupi

Skandal, Pacientja me minifund hyn pa radhë, “çarten” pacientët hallexhinjë

Më: 30 mars 2017 Në ora: 19:59
Spitali “8 Shtatori” në Shkup

Sot në mëngjes në laboratorin e spitalit “8 Shtatori” në Shkup, një paciente ka tentuar që pa respektuar radhën të futet brenda dhe të japë gjakun për analizë, duke revoltuar me këtë gjest rreth dyzet pacientë tjerë që kanë pritur. Nga sporteli, vajza e veshur me çorape ngjyrë rozë dhe me mini-fund ka depërtuar mes pacientëve tjerë që kanë pritur, shkruan sdk.mk. Radha e pritjes ka qenë e gjeta sepse ka punuar vetëm njëra ordinancë.

Kur ka tentuar ta hapë derën e ordinancës, e cila sipas punëtorëve të sportelit nuk ka punuar, pacientët tjerë i kanë bërtitur që ta ruajë rendin. Pacientja në fjalë është kthyer dhe me hidhërim u ka sqaruar se dëshiron vetëm të pyesë diçka dhe është futur brenda. Mirëpo dyert janë ë qelqit dhe pacientët që kanë pritur në radhë kanë vërejtur se vajza brenda po përgatitet ta japë gjakun. Atëherë, një paciente e cila ka pritur gati një orë është futur në ordinancë.

“Nuk do të lejoj t’ia merrni gjakun dhe do ët rri brenda deri sa nuk del ajo jashtë. A nuk e shihni se sa e gjatë është kolona, çka do të ndodhë nëse askush prej nesh nuk e respekton rendin?”, i është drejtuar pacientja laborantit, kurse pacientes e cila është futur brenda pa rend i është drejtuar: “Iu fute me mini fund pa rend, kurse njerëz me paterica presin jashtë. Nuk do të lejojë të ndodhë një gjë e tillë në prezencën time”.

Laboranti ka tentuar ta mbrojë vajzën, por ku ka vërejtur se edhe pacientë tjerë janë afruar te dera të gjithëve u ka bërtitur të dalin jashtë.

“Doli edhe vajza e cila nuk respektoi radhën dhe u ul në karrigen e ordinancës, kurse të tjerët edhe disa herë i thanë se duhet ta respektojë rendin pa marrë parasysh mini fundin. Pas një kohe të shkurtër pacientë filloi të pranojë edhe laboranti që e mbronte, por tani duke e respektuar rendin dhe për gjysmë ore u pastrua kaosi”, shkruan sdk.mk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat