Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerjen e biçikletave të reja

Shkupi

Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerjen e biçikletave të reja

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Bashkia e Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja.

Kryetari i komunës Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Bashkisë së Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave, me ç’ka me këtë masë pritet të ndahen subvencione për të paktën 2500 biçikleta.

Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të madh të shfrytëzojnë biçikletat si mjet transportues.

Me projektin “Shkupi Velograd 2017” në qytet do të formohen katër shtigje kryesore çiklizmi të cilat do të shtrihen në drejtim lindje-perëndim dhe shtatë konektues të cilët do të shtrihen në drejtim veri-jug, me gjatësi të përgjithshme prej 51 kilometra.

Deri tani tërësisht janë ndërtuar dhe rikonstruar shtigje në gjatësi prej rreth 18 kilometra, ndërsa janë ndërtuar edhe shtigje për roler-biçikleta prej të dy anëve të skedës së Vardarit me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 10 kilometra.

Përndryshe edhe Komuna Qendër gjatë vitit të kaluar kishte subvencionuar 30% nga shuma totale e blerë për një biçikletë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat