Disa të lënduar në 12 aksidente komunikacioni në Shkup

Shkupi

Disa të lënduar në 12 aksidente komunikacioni në Shkup

Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente komunikacioni, pesë nga të cilat kanë përfunduar me dëme materiale, kurse në pesë tjera ka patur shtat; persona të lënduar lehtë.

Në dy nga këto aksidente janë lënduar rëndë dy persona, një bashkëudhëtar dhe një çiklist. SPB e Shkupit bën të ditur se janë sanksionuar 12 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Dy shoferë nuk i kanë respektuar kalimtarët në komunikacion, dy të tjerë kanë kaluar në semafor të kuq, kurse tetë shoferë nuk kanë patur patent shoferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat