Ende mbetet mister vdekja e mjekes në Shkup

Shkupi

Ende mbetet mister vdekja e mjekes në Shkup

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:13
Mjekja e vrarë në Shkup

Prokurorët janë në pritje të analizave nga autopsia për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes misterioze të mjekes, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Kapishtec të Shkupit.

Prokurorët thanë se më së voni deri javën e ardhshme do të ketë rezultatet, që do të thotë se misteri i mjekes Jelka Masin-Spasovska (53) do të vazhdojnë ende ditëve në vijim.

Ekspertohen gjurmët dhe provat e mbledhura në shtëpinë e mjekes si dhe gjakun e gjendur në banesën 24, në ndërtesën numër 10, në rrugë Elisie Popovski – Marko.

Kufomën e kishte gjetur burri i saj, Goce Spasovski, i cili gjithashtu është edhe mjek i Klinikës së Nefrologjisë. Të martën në mbrëmje, rreth orës 21:00, kur ai u kthye në shtëpi, vuri re gruan e tij të shtrirë dhe të mbuluar në gjak në banjo, me prerje në trup dhe plagë thike në qafë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat