Këtë fundjavë, 11 të lënduar në 18 aksidente në Shkup

Shkupi

Këtë fundjavë, 11 të lënduar në 18 aksidente në Shkup

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:23
Ilustrim

Këtë fundjavë në Shkup kanë ndodhur gjithsej 18 aksidente komunikacioni, me pasojë 11 të lënduar, dy nga të cilët rëndë.

Policia e komunikacionit ka ndëshkuar 82 shoferë që e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, 11 të tjerë janë kapur të drejtojnë automjetin e tyre në gjendje të dehur, tre të tjerë nuk e kanë respektuar kalimtarin në vija të bardha.

42 shoferë kanë patur dokumente të dala nga afati, kurse 69 të tjerë nuk janë parkuar si duhet me automjetin e tyre. 35 këmbësorë janë gjobitur për shkak të kalimit të rrugës jashtë vijave të bardha. 73 automjete janë larguar me karotrec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat