Gjysma e Shkupit gati një ditë pa ujë, kjo është arsyja

Shkupi

Gjysma e Shkupit gati një ditë pa ujë, kjo është arsyja

Më: 31 maj 2017 Në ora: 09:00
Ilustrim

Nesër, një pjesë e madhe e Shkupit do të mbetet pa ujë rreth 21 orë. Ndërprerja e ujësjellësit do të zgjatë prej sonte në mesnatë, edhe atë prej orës 01:00 deri ora 22:00 dhe kjo për shkak të problemeve teknike në rrjetin e ujësjellësit.

Pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit nga Bardovca, Vizbegu dhe zona industriale pranë Rrugës së Kaçanikut, Shuto Orizare, Butel 1, Butel 2, lagjja dhe fshati Radishan, Kuçevishka Bara, Çairi, lagjja Shkup-Poli i veriut dhe Topansko.

Pa ujë do të mbetet edhe kazerma ‘Ilinden’, zona e lartë e Kalasë në pjesë e varrezave franceze, zona e lartë e Gazi Babës, lagjja Zhelezara, si dhe shfrytëzuesit industrial në rrethin ‘Xeheroreve dhe hekurishtes’ dhe zona e lartë e lagjes Autokomandë.

Nga Ndërmarrja publike ‘Ujësjellësi dhe kanalizim’ u bëjnë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të sigurojnë ujë rezervë. Për informata më detale qytetarët mund të paraqiten në qendrën kujdestare informative të ‘Ujësjellësit’ në numrin e telefonit 02/3073-010. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat