Në Shkup organizohet Panairi për mjete arsimore

Shkupi

Në Shkup organizohet Panairi për mjete arsimore

Më: 31 maj 2017 Në ora: 09:01
Ilustrim

Këshilli institucional për shkolla fillore të veçanta dhe institucione pranë Lidhjes së Defektologëve të Maqedonisë organizojnë sot Panairin e mjeteve arsimore.

Sipas AIM-së, panairi do të mbahet në Qendrën për dizajn dhe risi ”Dhoma Publike” dhe ka për qëllim të promovojnë dhe theksojë specifitetin e punës së defektologëve dhe punëtorëve tjerë profesional që drejtpërdrejtë përfshihen në punën arsimore-edukuese, si edhe trajtimin profesional me fëmijët me forma të ndryshme të pengesave.

Pjesëmarrësit në panair do të kenë mundësi që të promovojnë punën e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat