Në Shkup shënohet Dita botërore e kujdestarëve të fëmijëve

Shkupi

Në Shkup shënohet Dita botërore e kujdestarëve të fëmijëve

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 08:31
Ilustrim

Kryqi i Kuq i Bashkisë së Shkupit, në kuadër të aktiviteteve për mbështetje dhe socializim të personave me nevoja të veçanta dhe fëmijëve të vendosur në familje përkujdesëse, do të organizojë sot 1 qershotin – Ditën botërore të kujdestarëve.

Para shtëpisë muze të Nënë Terezës do të shfaqet program argëtues me këngë të fëmijëve të festivalit ”Dallëndyshja e Artë”.

Gjithashtu, do të realizohet një punëtori artistike me një profesor të artit figurativ dhe një pedagog. Sipas AIM-së, do të thirren edhe përfaqësues nga mediat të cilët do të flasin me kujdestarët e pranishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat